Katër zakone sjelljeje mund t’ju mbrojnë nga sëmundjen e zemrës dhe zgjasin jetën. Ky është përfundimi i një studim i gjatë i kryesuar nga kërkuesit e Universitetit Johns Hopkins.
Sipas kërkuesve ekzistojnë katër mënyrë të thjeshta të stilit të jetesës që ju përmirësojnë shëndetin dhe ulin me 80% rrezikun e vdekjes nga sëmundje të ndryshme. Në studim janë përfshirë 6 200 meshkuj dhe femra të moshës 44-84 vjeç.
Ushtrimet e rregullta, të ushqyerit më dietë dhe stil mesdhetar, peshë normale dhe ajo që është më e rëndësishmja ndalimi i konsumit të duhanit, janë katër pikat kyçe për një jetë të shëndetshme rekomandojnë ekspertët amerikanë.
-Nga të gjithë faktorët, duhani luan rolin më të madh në uljen e rrezikut nga sëmundjen e zemrës dhe vdekshmërisë, shprehet Roger Blumenthal, kardiolog. Zbulimi më i rëndësishëm thotë ai është se, nga ky regjim ulet rreziku i vdekjes me 80% nga të gjitha llojet e sëmundjeve.
Një muaj më parë një kërkim tjetër tregonte se, njerëzit që praktikojnë ushtrime për një zemër të shëndetshme kanë 38% më pak risk të preken nga kanceri. Kurse ushqyerje me stil mesdhetar ul me 1/3 e rrezikut nga ataku kardiak, goditjet në tru apo vdekjet nga sëmundjet e zemrës.
0 comments:
Post a Comment